Ndërlidhjet

Nisin seancat dëgjimore për “11 Shtatorin”


Guantanamo Bay

Guantanamo Bay

Seancat dëgjimore për pesë të dyshuarit e sulmeve të 11 Shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara kanë nisur në një gjykatë ushtarake të SHBA-së në Guantanamo Bay të Kubës.

Të dyshuarit përfshijnë "organizatorin e sulmeve", Khalid Sheikh Mohammed.

Seancat dëgjimore pritet të zgjasin deri më 19 tetor.

Prokurorët ushtarakë kanë thënë se do të kërkojnë dënim me vdekje kundër të dyshuarve që shpallen fajtorë për rrëmbimin dhe rrëzimin e katër aeroplanëve të pasagjerëve në Nju Jork dhe Uashington.

Afro 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet e vitit 2001.
XS
SM
MD
LG