Ndërlidhjet

Nikolliq: Nëse është kusht, e zgjedhim Kosovën e jo BE-në


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, deklaroi se Serbia do të tërhiqej nga rruga për integrim evropian, nëse zyrtarisht i paraqitet kushti që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova – do të heqim dorë nga rruga evropiane”, tha Nikolliq dhe shtoi se “këtë e kam thënë në fushatë dhe populli im nuk do të befasohej, nëse këtë e propozoj”.

Mëtutje, zoti Nikolliq, i tha gazetës Veçernje Novosti, se Serbia e ka arritur nivelin e rregullimit, i cili i mundëson që të mund të llogarisë në anëtarësim të Bashkimit Evropian, por Brukseli e mbanë në distancë për shkak të Kosovës.

“Mund të na mbajnë edhe 100 vjet, por ne nuk do ta ndërrojmë qëndrimin tonë”, për këtë çështje, tha Nikolliq.
XS
SM
MD
LG