Ndërlidhjet

SHBA: Clinton thotë se ajo ishte përgjegjëse për Bengazi


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka pranuar fajësinë për dështimin e sigurisë, që ka çuar në sulmin kundër misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë dhe vrasjen e katër amerikanëve, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Libi.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, ajo tha se siguria për diplomatët amerikanë tejoqeanit është përgjegjësi e saj.

Zonja Clinton theksoi se presidenti Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden, nuk kanë qenë të involvuar në vendimet për çështje të sigurisë të ndërlidhura me konsullatën në Bengazi.
XS
SM
MD
LG