Ndërlidhjet

SHBA: Obama, Romney – debati i dytë presidencial


Pamje nga debati i parë Obama - Romney në Denver të Kolorados

Pamje nga debati i parë Obama - Romney në Denver të Kolorados

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney, sonte e zhvillojnë debatin e tyre të dytë presidencial.

Në këtë debat Obama dhe Romney do t’u përgjigjen pyetjeve nga njerëzit e zakonshëm.

Ky debat mbahet vetëm tri javë para zgjedhjeve presidenciale më 6 nëntor.

Debati 90 minutësh zhvillohet në Hofstra University në Hempsted të Nju Jorkut.

Pyetjet, që seleksionohen paraprakisht nga moderatori i debatit, do të fokusohen në politkën e brendshme dhe të jashtme.

Debati i tretë, i fundit, Obama – Romney, zhvillohet më 22 tetor.
XS
SM
MD
LG