Ndërlidhjet

Dagestan: Ushtria i ka vrarë dy militantë


Një bazë ushtarake ruse në Dagestan

Një bazë ushtarake ruse në Dagestan

Autoritetet në republikën ruse të Dagestanit në Kaukazin Verior, thonë se dy militantë janë vrarë gjatë shkëmbimit të të shtënave me pjesëtarët e ushtrisë ruse.

Sipas zyrtarëve, të dy personat e armatosur kishin hapur zjarr kundër patrullës ushtarake afër kompleksit të armatës Dalni, në rajonin Buinaksk në Dagestan, sot herët në mëngjes.

Ushtarët ishin përgjigjur me zjarr duke i vrarë të dy sulmuesit.

Nga dhuna ndërmjet militantëve islamikë të dyshuar dhe forcave të sigurisë së Rusisë në Kaukazin Verior, për çdo vit janë vrarë një duzinë njerëzish dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Republikat me më së shumti trazira janë Dagestani, Ingushetia, Kabardino-Balkaria dhe Çeçenia.
XS
SM
MD
LG