Ndërlidhjet

logo-print

Kuba lehtëson udhëtimin jashtë shtetit


Kuba, foto nga arkivi

Kuba, foto nga arkivi

Ministria e Jashtme e Kubës tha se do të eliminojë lejen për daljen nga shteti, që i duhej qytetarëve kubanezë po që se udhëtonin jashtë vendit.

Ministria tha në një deklaratë se lëvioja do të fuqizohet më 14 janar të vitit të ardhshëm.

Qytetarët kubanezë duhet të shkojnë përmes proceseve të lodhshme dhe të shtrenjta për të siguruar lejen.

Që nga 14 janari, kubanezëve do t’iu duhet vetëm një pasaportë e vlefshme për të udhëtuar jashtë.

Qeveria thuhet se ka zgjatur periudhën gjatë së cilës qytetarët lejohen të qëndrojnë jashtë shtetit nga 11 muaj në 24.

Vendimi është i fundit në serinë e reformave të ndërmarra nga presidenti Raul Castro.
XS
SM
MD
LG