Ndërlidhjet

Karaxhiq: Meritoj shpërblim, jo gjykim


Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiq, ka filluar sot mbrojtjen e tij në Tribunalin e Hagës, duke mohuar të gjitha akuzat për krime lufte kundër tij.
Karaxhiq, që përballet me akuza për gjenocid në lidhje me masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë, ka thënë se në vend se të akuzohet, ai duhet të shpërblehet.

“Në vend se të më akuzoni se çfarë ka ndodhur gjatë luftës civile, duhet të më shpërbleni dhe ja pse- kam bërë gjithçka është e mundur, gjithka në fuqinë njerëzore, për ta shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiq.

Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009.
Karaxhiqi është arrestuar në vitin 2008, 13 vjet pas ngritjes së aktakuzës së pare për orkestrimin e mizorive serbe gjatë luftës në periudhën 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG