Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë ndaj 5 personave për vrasjen e Politkovskajës


Anna Politkovskaya

Anna Politkovskaya

Hetuesit rusë kanë akuzuar pesë të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetares hulumtuese dhe kritiken e Kremlinit, Ana Politkovskaja.

Ajo u vra në vitin 2009.

Komiteti hetues rus tha përmes një deklarate se i “ka përmbyllur hetimet kundër pesë të pandehurve - vellëzerve Rustam, Ibragim dhe Xhebrail Mahmudov dhe Sergei Kazhikurbanov dhe Lom-Ali Gaitukajev”.

Të pandehurit akuzohen për vrasje dhe tregti ilegale të armëve.

Politkovskaja u qëllua për vdekje në një korridor të një ndërtese banimi në Moskë.

Disa të dyshimtë janë gjykuar e më pas liruar, por autoritetet ruse nuk i kanë mbyllur hetimet.

Politkovskaja njihet për kritikat mbi korrupsionin në Rusi, luftën në Çeçeni dhe regjimin e Vlladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG