Ndërlidhjet

Teherani nuk do negociata, pavarësisht sanksioneve të reja


Ramin Mehmanparast - Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit

Ministria e Jashtme e Iranit bëri të ditur sot se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Iranit nuk do ta detyrojnë Teheranin që tu rikthehet negociatave me fuqitë botërore, rreth programit të tij bërthamor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast tha sot se masat e reja nuk do ta ndalojnë Iranin nga krijimi i karburantit bërthamor.

Ai i quajti sanksionet “të jashtëligjshme, të pamatura dhe jo njerëzore”.

Të hënën Bashkimi Evropian ndaloi importin e gazit natyror nga Irani dhe vendosi sanskione të reja në marrëveshjet financiare dhe tregtare.
XS
SM
MD
LG