Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Nisi punimet samiti për bashkëpunim ekonomik


Ilustrim

Ilustrim

Ka filluar sot në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, samiti i 10 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik.

Liderë nga Afganistani, Irani, Turqia, Pakistani, Taxhikistani dhe Azerbajxhani, si dhe përfaqësuesit nga Uzbekistani, Kirgizia dhe Kazakistani, po marrin pjesë në këtë samit.

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Almar Mamedyarov e hapi samitin duke thënë se ky grup ka nevojë që t’i definojë prioritetet e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik u themelua nga mesi i viteve 80-të, kur Turqia, Irani dhe Paksitani ishin anëtaret e vetme, por profili i saj u rrit në fillim të viteve 90-ta, kur u bashkuan anëtaret e reja, Rusia dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG