Ndërlidhjet

Lukashenka i ofron Rusisë rafineritë e naftës, në këmbim të gazit


Alyaksandr Lukashenka - President i Bjellorusisë
Alyaksandr Lukashenka - President i Bjellorusisë
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka tha sot se vendi i tij është i gatshëm që t’ia shesë rafineritë e naftës Rusisë, me kusht që ta fitojë të drejtën që tu bashkohet projekteve të nxjerrjes së gazit natyror në Rusi.

Bjellorusia i ka dy rafineri të naftës dhe kompanitë ruse kanë treguar interes në blerjen e tyre, veçanërisht rafinerinë e Mozyrit, e cila ka kapacitet që të përpunojë rreth 95 mijë fuçi në ditë.

Lukashenka tha se marrëveshja mund të arrihet, por Bjellorusia dëshiron të drejta, që të ndihmojë në zhvillimin e fushave të gazit në Rusi.
XS
SM
MD
LG