Ndërlidhjet

Arrestohen disa persona në spitalin ku po trajtohet Malala


Ilustrim
Ilustrim
Spitali britanez që po kujdeset për adoleshenten e njohur pakistaneze, Malala Yousufzai, ka njoftuar se disa persona janë arrestuar në spital.

Dave Rosser, kryemjek i Spitalit të Birminghamit, Queen Elizabeth, tha sot se disa persona, të cilët thonin se janë anëtarë të familjes së Malalas, janë arrestuar nga policia.

Yousufzai, 14 vjeçare, u qëllua në kokë javën e kaluar nga militantët talibanë.

Ajo arriti dje në këtë spital në Birmingham të Anglisë, për një trajtim të specializuar për plagët e marra.

Sa i përket shërimit të saj, Rosser tha se mjekët e saj janë të kënaqur me progresin e deritashëm.
XS
SM
MD
LG