Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata e BE-së hedh poshtë padinë e Hungarisë ndaj Sllovakisë


Laszlo Solyom - Ish president i Hungarisë

Laszlo Solyom - Ish president i Hungarisë

Sllovakia nuk i ka thyer ligjet e Bashkimit Evropian që garantojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, në rastin kur e bllokoi vizitën e ish-presidentit hungarez për në Sllovaki para 3 vjetësh, ka njoftuar sot Gjykata më e Lartë e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Hungarisë, Laszlo Solyom, të cilit i përfundoi mandati i tij pesë vjeçar në vitin 2010, kishte kërkuar ta vizitonte qytetin jugor të Sllovakisë, Komarno, më 21 gusht të vitit 2009, për të marrë pjesë në inagurimin e statujës së Shën Stefanit, mbretit të parë të Hungarisë.

Por 21 gushti është datë e ndjeshme për Sllovakinë, sepse në atë datë, më 1968, ushtritë e pesë shteteve sovjetike, përfshirë trupat hungareze, kishin pushtuar Çekosllovakinë e asaj kohe.

Sllovakia, e cila ishte pjesë e Perandorisë autro-hungareze deri në vitin 1918, e kishte konsideruar vizitën e ish-presidentit hungarez si një provokim të qëllimshëm dhe e kishte refuzuar hyrjen e tij në Sllovaki.

Si rezultat i kësaj, Hungaria kishte ngritur padi ndaj Sllovakisë, bazuar në akuzat se kjo e fundit kishte shkelur ligjet e BE-së.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë, arbitri përfundimtar i BE-së në çështje ligjore, vendosi se Sllovakia kishte të drejtë ta bllokonte hyrjen e Solyomit.

“Gjykata konstaton se ligji i Bashkimit Evropian nuk e obligon Sllovakinë që t’i garantojë qasje në territorin e vet presidentit të Hungarisë”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës, ku shpjegohen detaje të vendimit.
XS
SM
MD
LG