Ndërlidhjet

Hakeri britanez nuk ekstradohet në SHBA


Theresa May - Sekretare e Brendshme e Britanisë së Madhe
Theresa May - Sekretare e Brendshme e Britanisë së Madhe
Një haker britanez i kompjuterëve, i akuzuar nga Uashingtoni se ka hyrë në kompjuterët e ushtrisë amerikane, është duke u kursyer nga ekstradimi, bazuar në një vendim të Sekretares së Brendshme Britaneze, Theresa May.

May i tha sot parlamentit se ekziston një rrezik i madh që 46 vjeçari Gary McKinnon të bëjë vetëvrasje nëse ekstradohet për tu gjykuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mund të përballet me një dënim prej 60 vjetësh burgim.

Ajo shtoi se ekstradimi nuk do të jetë në përputhshmëri me të drejtat e njeriut të Gary McKinnon.

Ky është vendimi i parë i një sekretari të brendshëm britanez që e bllokon një ekstradim, nën traktatin aktual të Britanisë së Madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

McKinnon, i cili është i diagnostikuar me Sindromin e Aspergerit, një formë e autizmit, e ka pranuar se ka pasur qasje në komjuterët e qeverisë amerikane.

Megjithatë, ai thotë se në këta kompjuterë po kërkonte evidencë për UFO.

Ai është duke luftuar kundër këtij ekstradimi që nga viti 2002.
XS
SM
MD
LG