Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq: Në botë, 72 milionë të zhvendosur deri në fund të vitit 2011


Ilustrim
Ilustrim

Kryqi i Kuq tha sot se më shumë se 72 milionë njerëz në gjithë botën janë larguar nga shtëpitë e tyre deri në fund të vitit të kaluar.

Në raportin vjetor, Kryqi i Kuq bën të ditur se afërsisht 16.4 milionë njerëz kanë ikur jashtë vendit dhe zyrtarisht janë kualifikuar si refugjatë, përderisa 41.4 milionë të tjerë jetojnë në vendet e tyre dhe konsiderohen si “persona të zhvendosur brenda vendit”.

Pjesa tjetër janë azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë duke u mbajtur pezull apo janë refuzuar, si dhe refugjatët e paregjistruar.

Përderisa shifra prej 72 milionë personave të zhvendosur është regjistruar për vitin 2011, në fund të vitit paraprak, pra 2010, ishin regjistruar 101 milionë njerëz të zhvendosur, pastaj 75 milionë në fund të vitit 2009 dhe 92.3 milionë në fund të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG