Ndërlidhjet

logo-print

Karaxhiq: Duhet të shpërblehem, jo të gjykohem

  • RFE /RL

Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka nisur mbrojtjen para gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, duke mohuar të gjitha akuzat për krime kundër tij.

Karaxhiqi përballet me dhjetë akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.

Njëra nga akuzat ka të bëjë me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Kurrë nuk kam lejuar as mundësinë që të ndodhë mizoria më e vogël, e lëre më ndonjë mizori në shkallë masive. Unë nuk e kam bërë dhe as dikush që njoh unë”, ka thënë Karaxhiq para gjykatës.

Prokurorët në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kanë akuzuar Karaxhiqin edhe për bombardimin e Sarajevës, në kohën kur kryeqyteti boshnjak ishte nën rrethimin e forcave serbe.

Por, Karaxhiqi i ka thënë gjykatës se ai duhet vlerësuar për përpjekjet e tij për të promovuar paqen.

Në vend se të akuzohem për atë që ka ndodhur gjatë luftës civile, unë duhet të shpërblehem dhe ja pse: kam bërë gjithçka të mundur, gjithçka që është në fuqinë e njeriut për të shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiq.

Procesi gjyqësor kundër tij ka nisur në vitin 2009.

Ai mbrohet vetë, ndërsa gjykatës i ka thënë se ka qenë “njeri i butë, tolerant dhe me kapacitet të madh për të kuptuar të tjerët”.

Karaxhiqi është arrestuar në vitin 2008, 13 vjet pas ngritjes së akuzave të para kundër tij për orkestrimin e mizorive në Bosnjë.

Në muajin shtator, gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për një proces të ri gjykimi.

Karaxhiqi ka kërkuar atë, duke akuzuar prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive që do të ishin në favor të mbrojtjes së tij.(v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG