Ndërlidhjet

Mbi 72 milionë të zhvendosur në glob


Familje të zhvendosura në Siri - foto nga arkivi
Familje të zhvendosura në Siri - foto nga arkivi
Mbi 72 milionë njerëz, më shumë se një në 100 qytetarë të botës, janë detyruar të zhvendosen, thotë një raport i lëshuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq(IFRC) dhe Shoqëritë e Kryqit të Kuq.

Sipas “Raportit të Tragjedive Botërore” të vitit 2012, një numër në rritje i njerëzve detyrohen të migrojnë nga siç thuhet “shkaktarët kompleksë që janë në rritje, përfshirë konfliktin, dhe dhunën, katastrofat, kryengritjet politike dhe projektet zhvillimore të shkallës së gjerë”.

Nga ta, rreth 20 milionë vlerësohet se jetojnë në një gjendje të zhvendosjes së stërzgjatur.

Raporti vë në pah se rezistenca në rritje e politikanëve dhe qytetarëve të tyre për të mbështetur njerëzit që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, mund të jetë pengesa kryesore për ofrimin e mbështetjes më të mirë humanitare për popullatën në rrezik.

"(Shumë), shtete kanë vendosur se vuajtjet e emigrantëve të përjashtuar me forcë, janë një çmim fatkeq, që duhet paguar për të shmangur përballjen me pyetjet e vështira politike”.

Në raport argumentohet se “nuk ka mungesë të metodave të reja që mund të ndihmojnë për të lehtësuar traumën e mërgimit të gjatë ... Vështirësia nuk qëndron në idetë e reja, por në ikjen prej atyre të vjetrave”.

Bekele Geleta, nga IFRC, thotë se raporti ofron “mbështetje praktike” për thirrjet e vazhdueshme të Kryqit të Kuq bërë qeverive për të siguruar që migrantët, pa marrë parasysh statusin e tyre legal, të kenë qasje në mbështetjen që iu duhet dhe që të trajtohen gjatë gjithë kohës me respekt dhe dinjitet.

Në nëntorin e kaluar, në Konferencën Ndërkombëtare, 164 qeveri u pajtuan për këto parime dhe në të vërtetë ato u miratuan me një rezolutë. Ky ka qenë një hap i rëndësishëm, por vetëm një hap”, ka thënë Geleta.

Qeveritë duhet të miratojnë politikat e reja që i njohin të drejtat e migrantëve dhe që iu ndihmojnë që të bëhen anëtarë produktivë të komuniteteve dhe jo një shtresë e hedhur jashtë nga shoqëria”.

Raporti vë në pah një numër qasjesh dhe politikash që qeveritë mund të miratojnë në zvogëlimin e vuajtjeve të atyre që janë detyruar të migrojnë, përfshirë format më fleksibile të nënshtetësisë, duke iu siguruar mbështetjen për të gjetur një vend pune dhe integrimin në komunitetet e reja, qasje më të lehtë në lëvizjen ndër-kufitare dhe mbrojtjen më të mirë kundër krimit dhe dhunës.

Raporti për tragjeditë botërore në dy dekadat e kaluara ka mbuluar tema si etika në ofrimin e ndihmës, krizat e neglizhuara, shëndeti publik, HIV dhe AIDS e rrezikun urban.(a.i.)
XS
SM
MD
LG