Ndërlidhjet

Shkatërrohet një rrjet trafikantësh shqiptarë

  • RFE /RL

Prokurorët në Francë thonë se policia ka shkatërruar një rrjet të madh shqipëtarësh, trafikues të heroinës, duke realizuar 42 arrestime në lindje të Francës dhe në Gjermani.

BBC njofton se më shumë se 200 policë ishin përfshirë në bastisjet, gjatë së cilave 39 persona u arrestuan në qytetin Mulhouse, ndërsa tri arrestime të tjera u kryen përtej kufirit, në Gjermani.

Një prokuror i këtij rajoni, Remi Coutin tha se rrjeti manovronte me qindra kilogramë të heroinës.

Hetuesit kanë kapur këtë rrjet të madh të trafikimit të heroinës në qarqet shqiptare (si qytetarë të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës), në zonën Mulhouse, si dhe në Zvicër dhe Gjermani”, ka thënë prokurori.

Bastisjet e mëngjesit të sotëm vijnë pas një hetimi të nisur në vitin 2010 nga policia kufitare, lidhur me dyshimet se një grup shqiptarësh ishte i përfshirë në një rreth të trafikimit me qenie njerëzore.(v.k.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG