Ndërlidhjet

logo-print

Haxhiq paraqitet para Gjykatës në Hagë


Goran Haxhiq

Goran Haxhiq

Ish-lideri rebel i serbo-kroatëve, Goran Haxhiq u paraqit sot para Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë.

Haxhiq, 54 vjeçar, është i dyshuari i fundit i akuzuar për krime të luftës gjatë luftërave në Ballkan, që ndiqet penalisht nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Ai përballet me 14 akuza për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për rolin e tij gjatë luftës në Kroaci nga viti1991 deri më 1995. Ai akuzohet edhe për masakrat e civilëve të marrë nga spitali i Vukovarit më 1991.

Prokurorët thonë se Haxhiq është përgjegjës për vrasjen dhe dëbimin e kroatëve nga rajoni, pasi qeveria kroate në Zagreb u shkëput nga ish-Jugosllavia më 1991.

Haxhiq u arrestua në vitin 2011 nga autoritetet serbe.
XS
SM
MD
LG