Ndërlidhjet

Policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona


Ilustrim
Ilustrim
Mëngjesin e sotëm policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër pikëkalimit 5, te Dheu i Bardhë.

Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor të vitit 2012, njofton zyra për informim e EULEX-it.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG