Ndërlidhjet

Vidhen piktura të vlefshme nga Muzeu i Rotterdamit


Një hapësirë e zbrazët në vendin ku ishte e vendosur piktura e Henri Mattise, në galerinë e arteve Kunsthal në Rotterdam

Një hapësirë e zbrazët në vendin ku ishte e vendosur piktura e Henri Mattise, në galerinë e arteve Kunsthal në Rotterdam

Policia ka njoftuar sot se disa piktura të vlefshme janë vjedhur nga një muze në qytetin holandez të Rotterdamit.

Veprat e artit të piktorëve të njohur, si Pablo Piccaso, Henri Matisse dhe Claude Monet janë në mesin e disa prej artikujve të vjedhur nga ky muze.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Rotterdamit, Roland Ekkers tha se bëhet fjalë për shtatë piktura të vjedhura, të piktorëve të mëdhenj botëror.

Ai shtoi se policia është duke u marrë me hetimin e rastit.
XS
SM
MD
LG