Ndërlidhjet

Jep dorëheqje Komisionari i BE-së për Shëndetësi


John Dalli
John Dalli
Komisionari i Bashkimit Evropian për Shëndetësi, John Dalli ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pasi një hetim për mashtrim e lidhi atë me tentativat për të ndikuar në legjislacionin e duhanit.

Zyra për luftimin e mashtrimeve e Bashkimit Evropian gjeti se një biznesmen i Maltës kishte provuar t’i shfrytëzonte kontaktet e tij me Dallin, i cili gjithashtu është nga Malta, për përfitime financiare.

Komisioni Evropian njoftoi se ky person kishte bërë përpjekje që të ndikonte në legjislacionin e ardhshëm të BE-së për produktet e duhanit.

Bëhet e ditur se Dalli menjëherë i ka refuzuar gjetjet e këtij hetimi.

Zëvendës presidenti i Komisionit, Maros Sefcovic do t’i marrë përspiër obligimet e postit të Dallit, deri në zgjedhjen e një komisionari të ri nga Malta, thuhet në njoftimin e Komisionit.
XS
SM
MD
LG