Ndërlidhjet

Në Shkup sulmohen tre tifozë serbë


Ilustrim
Ilustrim
Policia maqedonase bën të ditur se tre tifozë serbë janë lënduar nga një grup i sulmuesve të paidentifikuar, para një ndeshje futbolli për kualifikimet e Kampionatit Botëror, ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

Tre meshkujt, njëri prej të cilëve është therur, janë dërguar në spitalin e Shkupit, por plagët e tyre nuk janë aq të rënda dhe nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Nuk ka asnjë arrestim lidhur me rastin dhe ende nuk dihen motivet e sulmit.

Në një incident tjetër gjatë ditës së sotme në Shkup, dy meshkuj të tjerë malazias u sulmuan në një qendër tregtare.

Policia maqedonase i ka forcuar masat e sigurisë para ndeshjes së sotme në Shkup.
XS
SM
MD
LG