Ndërlidhjet

Kirgizia e gatshme për marrëveshjet e ekstradimit me SHBA-në dhe Britaninë


Bishkek

Bishkek

Një zëdhënës i Minsitrisë së Jashtme të Kirgizisë ka njoftuar sot se Bisheshku i ka filluar procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe lidhur me ekstradimin e kriminelëve të dënuar dhe personave të dyshuar.

Deklarata e zëdhënësit Nurjigit Kadyrbekov vjen disa ditë pasi djali i ish-presidentit të vendit, Maksim Bakiev, ishte arrestuar në Londër, nën akuzat për komplot në prishjen e një lënde të drejtësisë në SHBA, në vitet 2010-2012.

Maksim Bakiev, i cili u liruar me kusht pas arrestimit të tij të premten, gjithasthu kërkohet edhe në Kirgizi, prej nga iku pasi babi i tij u largua nga posti i presidentit në prill të vitit 2010, për krime që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e miliona dollarëve dhe fondeve shtetërore.
XS
SM
MD
LG