Ndërlidhjet

Një gjykatë amerikane e Apelit hedh poshtë dënimin e vozitësit të Bin Ladenit


Salim Hamdan

Salim Hamdan

Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë dënimin e ish-vozitësit të Osama Bin Ladenit, nën akuzat për sigurimin e materialeve mbështetëse për terroristët.

Gjykata e Apelit tha se aktivitetet për të cilat është dënuar Salim Ahmed Hamdan nuk kanë qenë të ndaluara si krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar, në kohën kur ai kishte qenë i përfshirë në ato aktivitete.

Një tribunal ushtarak në një bazë të ushtrisë amerikane në Guantanamo, në Kubë, në vitin 2008 e dënoi Hamdan për sigurimin e materialeve mbështetëse për terroristët, në kohën kur ai kishte shërbyer si vozitës i Bin Ladenit në Afganistan nga vitit 1996 deri në vitin 2001.

Hamdan ishte kapur gjatë okupimit amerikan në Afganistan në vitin 2001 dhe ishte dërguar në Guantanamo dy muaj më vonë.

Ai ishte dënuar me pesë vjet e gjysëm burgim, por ishte lëshuar menjëherë pas atij vendimi, pasi që ai veçse i kishte kaluar gjashtë vjet në paraburgim.
XS
SM
MD
LG