Ndërlidhjet

Obama dhe Romney përplasen për ekonominë


Obama (m) dhe Romney (d)
Obama (m) dhe Romney (d)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe sfiduesi i tij, Mitt Romney, janë përplasur për situatën ekonomike dhe politikat e Amerikës në Lindjen e Mesme.

Gjatë debatit të dytë të tyre në Hempstead të Nju Jorkut, Obama ka thënë se është përgjegjës për sulmin e 11 shtatorit në Bengazi, ku kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi.

Romney ka kritikuar vazhdimisht Obamën për dështime në siguri, duke thënë se ato flasin për dobësitë e politikës së jashtme të presidentit.

Ne debat, Romney ka kritikuar edhe politikat e Obamës në ekonomi, duke thënë se më pak amerikanë janë të punësuar tani sesa katër vjet më parë, kur Obama ka marrë postin.

Amerikanët do të zgjedhin ndërmjet Obamës dhe Romneyt më 6 nëntor.

Sondazhet e opinionit kanë sugjeruar një garë të ngushtë.
XS
SM
MD
LG