Ndërlidhjet

OKB: Konflikti në Siri mund të radikalizohet


Siri
Siri
Anëtarët e një komisioni të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se militantët islamikë, të cilët u janë bashkuar luftimeve në Siri, kërcënojnë të radikalizojnë konfliktin.

Paulo Sergio Pinheiro, kryetar i komisionit që heton shkeljet e të drejtave në Siri, ka shprehur shqetësimin se “qindra militantë të huaj nuk janë duke luftuar për ndërtimin e një shteti demokratik, por për agjendat e tyre radikale”.

Anëtarët e komisionit kanë thënë se, në bazë të intervistave, luftëtarët e huaj kanë ardhur në Siri nga rreth 11 shtete, përfshirë fqinjët e Sirisë.

Të njëjtit kanë thënë se shkeljet e të drejtave të njeriut, si nga rebelët e armatosur, ashtu edhe nga Qeveria siriane, janë përshkallëzuar në muajt e fundit.

Forcat qeveritare thuhet se janë përgjegjëse për shkeljet më të rënda.

Revolta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Numri i viktimave thuhet të ketë kaluar 30,000.
XS
SM
MD
LG