Ndërlidhjet

Anglia “padit” Serbinë në UEFA


Logo e UEFA-s

Logo e UEFA-s

Anglia ka paraqitur Serbinë para Federatës Evropiane të Futbollit për shkak të abuzimeve të dyshuara raciste nga ana e tifozëve serbë në një ndeshje të zhvilluar në Serbi.

Shoqata Angleze e Futbollit, përmes një deklarate të shkruar, ka thënë se ka njoftuar UEFA-n për “disa incidente të racizmit kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë”.

Serbia mund të përballet me ndëshkim nga UEFA nëse gjendet fajtore për racizëm.

Në ndeshjen e zhvilluar në Krueshevc, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian nën 21.

Menjëherë pas lojës, serbët thuhet se kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke bërtitur parulla raciste.
XS
SM
MD
LG