Ndërlidhjet

Luftime pranë Kashmirit, tre civilë të vrarë


Pakistan

Pakistan

Ushtria e Indisë ka bërë të ditur se ushtarët pakistanezë kanë shtënë me armë të rënda përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm në Kashmir, duke vrarë tre civilë.

Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se mortajat kanë goditur në një shtëpi pranë fshatit Kurunda.

Ky i fundit ndodhet pranë Linjës së Kontrollit që shërben si kufi de facto në Kashmirin e ndarë.

Zyrtarët pakistanezë kanë pranuar se ushtria e tyre ka gjuajtur predha, por kanë thënë se u është përgjigjur “provokimeve” nga trupat e Indisë.

Banorët kanë raportuar të shtëna sporadike ndër-kufitare gjatë dy javëve të fundit.

Dy nga tri luftërat ndërmjet Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar për Kashmirin e ndarë mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG