Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen dy amerikanë të dyshuar për dhunimin e një japonezeje


Okinava

Okinava

Policia e Japonisë ka arrestuar dy ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në ishullin jugor të Okinavas, nën dyshimet se kanë dhunuar një grua japoneze.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se njëri nga ta ka pranuar sulmin, kurse tjetri e ka mohuar.

Agjencia e lajmeve Kyodo citon ambasadorin amerikan në Japoni, John Ross, të ketë thënë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara merr seriozisht incidentin dhe se do të bashkëpunojë për hetimin e tij.

Okinava është një qendër e madhe e bazave ushtarake të SHBA-së në Japoni.
XS
SM
MD
LG