Ndërlidhjet

Liderë të opozitës ruse ndiqen penalisht


Lideri i Frontit Majtist në Rusi,Sergey Udaltsov.
Lideri i Frontit Majtist në Rusi,Sergey Udaltsov.
Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur një rast penal kundër liderit të Frontit Majtist, Sergei Udaltsov, dhe disa liderëve të tjerë të opozitës.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se rasti ka të bëjë me filmin e quajtur “Anatomia e një proteste – 2” dhe akuzat për përgatitjen e trazirave masive.

Disa nga opozitarët tjerë të akuzuar janë Leonid Razvozzhaev dhe Konstantin Lebedev.

Javën e kaluar, televizioni rus NTV ka transmetuar filmin, duke pretenduar se Udaltsov është takuar me zyrtarë nga Gjeorgjia për të planifikuar trazira në Moskë.

Udaltsov i hedh poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG