Ndërlidhjet

logo-print

India dhe Australia diskutojnë për eksportin e uraniumit


Julia Gillard - Kryeministre e Australisë

Julia Gillard - Kryeministre e Australisë

India dhe Australia do të mbajnë takime gjatë ditës së sotme, me qëllim të shtrëngimit ekonomik, lidhjeve strategjike, si dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore.

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, gjatë vizitës së saj tre ditore në Indi, do të takohet më vonë gjatë ditës me homologun e saj indian, Manmohan Singh, njoftojnë zyrtarë indianë.

Të dy liderët do të diskutojnë rreth vendimit të Australisë për ta hedhur poshtë një ndalesë të gjatë lidhur me eksportimin e uraniumit te vendet që nuk e kanë nënshkruar ende Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore. India është ne mësin e këtyre vendeve.

Australia posedon 40% të rezervave botërore të uraniumit, por shet uranium vetëm për prodhim të energjisë, nën kushte të rrepta.

India ka kohë që është duke kërkuar burime të uraniumit, për të drejtuar centrale e energjisë së saj bërthamore, ndërsa refuzimi i Australisë për t’i shitur Indisë minerale ka qenë një pikë e ndjeshme në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG