Ndërlidhjet

Protesta për lirimin e liderëve opozitar të Kirgizisë


Përkrahës të politikanëve të burgosur
Përkrahës të politikanëve të burgosur
Gjykata e Qarkut e Bishkekut ka mbështetur paraburgimin prej dy muajsh të tre antarëve të parlamentit, liderë të opozitës.

Kamchybek Tashiev, Sadyr Japarov dhe Talant Mamytov, të cilët janë liderë të partisë opozitare Ata-Jurt, u arrestuan dhe u akuzuan për rolin e tyre në protestat e dhunshme të 3 tetorit në Bisheshk të Kirgizisë, ku morën pjesë rreth 1000 protestues.

Ndërkohë rreth 100 përkrahës të politikanëve të arrestuar protestuan sot kundër vendimit të gjykatës, para ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në Bishkek, duke marshuar në drejtim të ndërtesës së Parlamentit, me kërkesën për lirimin e menjëherëshëm të opozitarëve.

Nga ana tjetër, të paktën 200 protestues mbajtën sot një protestë në qytetin jugor të Jalal-Abadit. Ata kanë kërcënuar se do ta bllokojnë një autostradë të rëndësishme në atë rajon, nëse nuk lirohen politikanët që po mbahen në paraburgim.
XS
SM
MD
LG