Ndërlidhjet

Vetëvendosje proteston kundër privatizimit të KEDS-it


Ilustrim (Pamje nga Arkivi)
Ilustrim (Pamje nga Arkivi)
Mbi 100 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve edhe disa nga deputetët e partisë, e kanë rrethuar objektin e qeverisë duke kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Distribuconit për Furnizim me Energji elektrike.

Aktivistët synojnë të depërtojnë tek ndërtesa por kanë hasur në pengesën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Mësohet se gjatë këtij aksioni policia ka arrestuar disa persona, por lajmi nuk mund të konfirmohej zyrtarisht.

Vetëvendosje ka njoftuar se autoritetet e rendit kanë arrestuar deputeten e kësaj lëvizjeje Albana Gashi.
XS
SM
MD
LG