Ndërlidhjet

logo-print

Një muaj paraburgim për tre të arrestuarit e rastit në Dobrosin


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre individët e arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Tre personat u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dhe dyshohet të jenë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër pikëkalimit 5, te Dheu i Bardhë.

Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor të këtij viti.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton zyra për informim e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG