Ndërlidhjet

Një kolegj në Pakistan merr emrin e Malala Yousufzai


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Pakistan kanë njoftuar se provinca veriperëndimore e Khyber-Pakhtunkhwa ka vendosur që ta riemërojë një kolegj, duke ia vënë emrin e aktivistes adoleshente, Malala Yousufzai, e cila u godit në kokë javën që shkoi nga militantët talibanë në Swat Valley.

Vendimi për ta riemëruar Kolegjin e Vajzave Siadu Sharif me emrin e Malalës erdhi pas një takimi, në të cilin u diskutua për njohjen e përpjekjeve të Malalës për t’i promovuar të drejtat e vajzave për edukim.

Aktualisht Malala është duke i trajtuar plagët në një spital në Birmingham të Anglisë.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik tha se shpërblimi prej 1 milionë dollarësh është në dispozicion për kapjen e Ehsanullah Ehsanit, zëdhënësit të talibanëve pakistanezë, i cili e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin ndaj Malalës dhe i cili u zotua se vajza adoleshente do të vritet.
XS
SM
MD
LG