Ndërlidhjet

logo-print

Filipinet kërkojnë normalizim të marrëdhënieve me Kinën


Ilustrim

Ilustrim

Filipinet shpresojnë se një ndryshim në udhëheqësinë e Kinës muajin e ardhshëm mund të ndihmojë në lehtësimin e mosmarrëveshjeve territoriale, si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Pekinin, ka thënë sot presidenti i Filipineve, Benigno Aquino III.

Të dyja vendet i kanë mbyllur marrëdhëniet diplomatike që nga muaji prill, pas mosmarrëveshjeve lidhur me një ishull të vogël në Detin e Kinës Jugore.

Aquino tha se ekziston një “ngrohje e ngadalshme” e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Filipineve, por ato ende nuk janë kthyer në normalitet.

“Ne e kuptojmë se ata janë duke kaluar nëpër një transicion, i cili shpresojmë se do të ndodhë deri në fund të nëntorit”, ka thënë sot në Manila, Aquino.
XS
SM
MD
LG