Ndërlidhjet

Saakashvili nominon rivalin për kryeministër


Presidenti gjerogjian Mikheil Saakashvili (majtas) dhe lideri i Ëndrrës Gjeorgjiane Bidzina Ivanishvili
Presidenti gjerogjian Mikheil Saakashvili (majtas) dhe lideri i Ëndrrës Gjeorgjiane Bidzina Ivanishvili
Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili ka nominuar rivalin e tij, fituesin e zgjedhjeve Bidzina Ivanishvili në postin e kryeministrit.

Miliarderi i shndërruar në politikan Ivanishvili nën udhëheqjen e bllokut opoitar Ëndrra Gjerogjiane, e mundi partinë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare të Sakashvili, që gjendet në pushtet për një kohë të gjatë.

Zëdhënësja e Saakashviliyt, Manana Mnajgaladze iu tha gazetarëve se Ivanishvili ka 10 ditë për ta ngritur zyrtarisht kabinetin e ri qeveritar të Gjeorgjisë.

Ivanishvili, 56 vjeç, e ka nominuar kabinetin e tij të ardhshëm, duke përfshirë edhe një ish fubrollist të shquar gjeorgjian Kakha Kaladze, të cilin e nominuar në postin e ministrit të ardhshëm të energjisë.
XS
SM
MD
LG