Ndërlidhjet

Tadiq: Deklaratat për ndarje sollën termin "integriteti territorial i Kosovës"


Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq
Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq
Vendosja e formulimit “integriteti territorial i Kosovës” në strategjinë për zgjerim të Komisionit Evropian, sipas ish presidentit serb, Boris Tadiq është reagim ndaj deklaratave për ndarje të Kosovës të zyrtarëve të Serbisë.

Ai duke folur për këtë strategji, ka thënë se derisa ka qenë në pushtet, BE ka parqitur qëndrimin mbi marrëdhëniet fqinjësore, por jo mbi integritetin territorial.

“Nuk ka pasur asnjë formulim mbi respektimin e integritetit territorial, çka çon ka pranimi i shtetit të ri, përkatësisht entitetit. Në secilin rast, është dashur që kjo të zgjidhej me mjete tjera politike. Mendoj se është dashur të paraqiten qëndrime tjera politike, dhe jo qëndrime për ndarjen e Kosocës. Kjo është plotësisht e sigurt se është reagim ndaj deklaratave të patakt të zyrtarëve tanë”, ka thënëTadiq.

Kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Boris Tadiq, në një intervistë për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka parashikuar një destabilitet politik në Serbi, duke theksuar se partia që ai e drejton do të kthehet në pushtet pas një viti.

“Nuk ka dilemë se qeveria ka tensione të brendshme, se po përpiqet që jo me një luftë thelëbsore kundër korrupsionit, por me një manifestim të luftës të tërheqë vëmendjen nga problemet thelëbsore”, ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG