Ndërlidhjet

Gjykata e Tiranës ndërpret grevën e ish të përndjekurve


Tirana
Tirana
Gjykata e Tiranës ka shpallur si të paligjshme grevën e urisë së ish të përndjekurve politikë duke kërkuar edhe shpërndarjen e saj, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Vendimi është marrë pas padisë që policia e Tiranës ka depozituar në këtë gjykatë ku kërkonte ndërprerjen e grevës së urisë së ish të burgosurve politikë.

Në një prononcim për mediat, ish të përndjekurit politikë e kanë cilësuar si të turpshëm vendimin e gjykatës së Tiranës ndërsa janë shprehur të vendosur se do të vijojnë grevën e urisë.

Idh të përndjekurit politikë hynë sot në ditën e 26 të grevës, me kërkesën që të marrin dëmshpërblim për ditët e kaluara në burg.

Ndryshe, Drejtoria e Policisë së qarkut e Tiranës, iu drejtua në mesin e javes se shkuar Gjykates së Tiranës, me një padi ndaj greves së urisë së ish të përndjekurve politike, duke argumentuar me faktin se tre prej tyre kane tentuar te djegin veten.

Pasi ka shqyrtuar kete kerkese te policise, Gjykata e Tiranes vendosi t'i jape te drejte policise kryeqytetase duke vendosur shperndarjen e kesaj greve urie per arsye sigurie.
XS
SM
MD
LG