Ndërlidhjet

Piratët rrëmbejnë një anije në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Piratët kanë zënë një anije në Nigeri dhe kanë rrëmbyer shtatë anëtarë të ekuipazhit, në mesin e të cilëve gjashtë rusë dhe një estonez, në incidentin e fundit të këtij lloji në rajon.

Të mërkurën, Ambasada Ruse në Nigeri, dhe Bourbon, kompania franceze që operon me anijen, konfirmuan rrëmbimin, që sipas tyre, ka ndodhur në fillim të kësaj jave.

Vendndodhja e marinarëve mbetet e panjohur. Një zëdhënës i Bourbonit tha se nëntë anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë të sigurt dhe kanë arritur në portin nigerian, Onne, në deltën e pasur me naftë të Nigerit.
XS
SM
MD
LG