Ndërlidhjet

Mijëra kamboxhianë nderojnë mbretin e vdekur


Kamboxhia, 17 tetor 2012
Kamboxhia, 17 tetor 2012
Një turmë e madhe është mbledhur në Phnom Penh të mërkurën, për të mirëpritur në atdhe arkivolin e mbretit Sihanouk të Kamboxhias.

Sihanouk vdiq të hënën nga një atak në zemër në Pekin, ku ishte dërguar për të marrë trajtimin mjekësor. Ai ishte 89 vjeç.

Sihanouk, mbreti i parë i kurorëzuar në vitin 1941, ka qenë një figurë e madhe politike në shtetin e Azisë Juglindore për dekada të tëra para kalimit të pushtetit tek i biri Norodom Sihamoni, në vitin 2004.

Zyrtarët thanë se rreth 200 mijë persona, shumica nga ta të veshur bardh, që është veshje tradicionale e zisë, u mblodhën përgjatë rrugës tetëkilometërshe, derisa arkivoli bartej nga aeroporti për në në Pallatin Mbretëror. Trupi i mbretit do të mbetet në Pallat për tre muaj me radhë, në mënyrë që njerëzit t'i bëjnë nderimet para funeralit të tij.
XS
SM
MD
LG