Ndërlidhjet

SHBA sanksionon tre të dyshuar për terrorizëm


Uashington
Uashington
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione kundër tre personave në Pakistan, të akuzuar se mbështesin aktivitetet e organizatave terroriste.

Dy nga ta- Maulawi Adam Khan Achekzai dhe Aamir Ali Chaudhry - janë shtetas të Pakistanit.

Ata janë akuzuar nga Uashingtoni për prodhimin e pajisjeve shpërthyese për talibanët e Afganistanit, talibanët e Pakistanit dhe për Lëvizjen Militante Islamike të Uzbekistanit(IMU).

Personi i tretë i prekur nga sanksionet, Qari Ejubi Bashir, është identifikuar si një qytetar i Uzbekistanit dhe Afganistanit.

Ai është akuzuar për koordinimin e mbështetjes financiare për operacionet IMU-së në Afganistan dhe Pakistan.

Sanksionet e SHBA ngrijnë të gjitha asetet me bazë në SHBA. Sanksionet gjithashtu e bëjnë të paligjshëm bërjen e biznesit me ta të qytetarëve amerikanë apo banorëve ose kompanive me bazë në SHBA.
XS
SM
MD
LG