Ndërlidhjet

Franca pranon masakrën ndaj algjerianëve


Presidenti francez Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande të mërkurën u bë udhëheqësi i parë i vendit që e njeh një masakër ndaj protestuesve algjerianë pro-pavarësisë të kryer në Paris në vitin 1961, njofton DPA.

Në një deklaratë të shkurtër në përvjetorin e maskarës(17 tetor 1961), Hollande vuri në dukje se “algjerianët që demonstronin për të drejtën për pavarësi u vranë në një represion të përgjakshëm.”

Ai ka nderuar viktimat e rëna.

Dhjetëra algjerianë ishin vrarë më 17 tetor 1961, kur në Paris policia kreu sulm ndaj një demontsrate të ndaluar, disa muaj para përfundimit të Luftës algjeriane të Pavarësisë (1954-1962).
XS
SM
MD
LG