Ndërlidhjet

Blatter: Jam i trishtuar nga racizmi


Joseph Blatter

Joseph Blatter

Kreu i Federatës Botërore të Futbollit, Sep Blater ka thënë se është i trishtuar nga sulmet raciste në sport, dhe ka thënë se duhet të luftohet për t’u eliminuar ky diskriminim.

Ai ka bërë këto komente, në llogarinë e tij në Twitter, ku nuk e ka përmendur direkt ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, por, deklaratat e tij vijnë pas incidentit.

“Jam i trishtuar sa herë qe dëgjoj mbi incidentet raciste në futboll. Duhet të luftojmë që ta largojmë racizmin nga futbolli”, ka shkruar ai.

Në ndeshjen e zhvilluar një ditë më parë në Krushevc të Serbisë, futbollistët anglezë janë fyer ne baza raciste nga tifozët serbë.

Federata Angleze e Futbollit, por edhe qeveria britanike kanë kërkuar nga UEFA që ta dënojë Serbinë me sanksione të ashpra.
XS
SM
MD
LG