Ndërlidhjet

UEFA hap procedura disiplinore kundër Serbisë


Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë
Organi qeverisës evropian i futbollit, UEFA, ka hapur procedura disiplinore kundër Serbisë, në lidhje me brohoritjet raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes së të martës kundër Anglisë, mes ekipeve nën moshën 21 vjeçe.

UEFA gjithashtu tha se edhe lojtarët e Anglisë edhe ata të Serbisë do të hetohen për “sjellje të pahijshme”, në fund të lojës së martës, kur shpërthyen përleshjet në stadiumin e Krushevcit në Serbi.

Rasti është planifikuar të dëgjohet nga bordi disiplinor i UEFA-s më 22 nëntor.
XS
SM
MD
LG