Ndërlidhjet

Nis Samiti i BE-së për krizën


Ilustrim
Ilustrim
Liderët e Bashkimit Evropian takohen për një samit dy-ditor të enjten, në të cilin do të trajtojnë krizën e borxhit.

Bisedimet në Bruksel do të përqendrohen në përpjekjet për të ngritur një union bankar në të gjithë eurozonën.

Kjo do të jetë hera e katërt që liderët e BE-së takohen këtë vit dhe Samiti i 22-të i mbajtur që kur shpërtheu kriza në Greqi, në fund të vitit 2009.

Diplomatët, megjithatë, nuk presin rrugëdalje.

Ndërsa udhëheqësit e eurozonës mund të përfshijnë me ndonjë fjali të shkurtër Greqinë në deklaratën përfundimtare të samitit, vendimet e qarta për ta ndihmuar Qipron, Greqinë dhe Spanjën mund të vijnë vetëm në takimin e ministrave të financave, që mbahet në muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG