Ndërlidhjet

Punëtorët grekë planifikojnë që të enjten ta lëshojnë punën, për herë të dytë brenda tri javësh, në shenjë proteste ndaj valës së re të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve.

E zhytur në rënien më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, Greqia po përgatit shkurtime në vlerë prej 11.5 miliardë eurosh për të kënaqur “treshen”- Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN-në- dhe të sigurojë këstin e ardhshëm të pakos së shpëtimit në vlerë prej 130-miliardë eurosh.

Shumica e biznesit dhe veprimtaria e sektorit publik pritet t’i bashkohen grevës 24 orëshe.

Anijet do të qëndrojnë në port, transporti publik i Athinës do të ndërprehet dhe spitalet do të punojnë vetëm në rastet e emergjencës, ndërsa zyrat publike, ministritë përfshirë edhe furrat e bukës do të mbyllen.
XS
SM
MD
LG