Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një i arrestuar për "rastin e Dobrosinit"


Ilustrim

Ilustrim

EULEX-i përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se pasditen e së mërkurës, në jë operacion të përbashkët, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar edhe një person që dyshohet të jetë anëtar i një organizate terroriste, e cila mori përgjegjësinë për tre sulme ndaj policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 - Dheu i Bardhë.

“I dyshuari është akuzuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve. Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për personin e arrestuar”, thuhet në njoftim..

Në fillim të kësaj jave tre persona tjerë u arrestuan dhe u urdhërua një muaj paraburgim në lidhje me të njëjtin rast.

Rasti është ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës
XS
SM
MD
LG