Ndërlidhjet

Rasmussen në Kabul


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, foto nga arkivi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, foto nga arkivi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka arritur në Kabul.

Rasmussen po kryeson një delegacion të Këshillit të Atlantikut Verior, organi më i lartë vendimarrës i NATO-s.

Në një deklaratë të NATO-s, thuhet se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin afgan Hamid Karzai dhe anëtarë tjerë të rëndësishëm të qeverisë afgane, si dhe anëtarë të parlamentit.

Rasmusen iu tha mediave afgane në Kabul se “bashkësia ndërkombëtare do të mbetet e angazhuar për ta ndihmuar Afganistanin në të ardhmen.”

Ai shprehu besim se forcat afgane të sigurisë do të jetë në gjendje të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë deri në fund të vitit 2014.

Rasmusen tha se NATO do të vazhdojë aktivitetet e trajnimit dhe do “të rrisë më tej aftësinë e forcave afgane të sigurisë.”

Forcat e NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG